Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 6 të akuzuarit për dhunën ndaj shefit të krimeve të komisariatit.
Ndaj tyre është ngritur akuza për “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së rrethit, në orët e para të mëngjesit të datës 16 gusht, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, Mateo Bakalli, ndërhyri për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klubit “Orange”, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.
“Pavarësisht se ky shtetas, kur u afrua, u prezantua se ishte shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në vendngjarje mbërritën forcat “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat neutralizuan situatën dhe shoqëruan personat e përfshirë.
Dy punonjës policie, të cilët punonin pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, janë pezulluar nga detyra. Ata janë A.Sh. i repartit RESI dhe A.B. i repartit RENEA, të cilët po i nënshtrohen hetimit disiplinor, pasi nuk kishin njoftuar Policinë për konfliktin dhe nuk kishin ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të tij.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 