Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora njihet për produksionet e saj të suksesshme muzikore që gjithmonë fitojnë zemrat e fansave, por jo vetëm. Dhurata numëron mjaft bashkëpunime, madje edhe me emra të njohur të skenës muzikore botërore.

Duket se një i tillë është duke ardhur, pasi këngëtarja në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku shfaqet sëbashku me reperin gjerman, Azet.

View this post on Instagram

🔥🔥🔥🔥🔥🔥 @kmn_azet @djaboom

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Ajo ka postuar një pjesë të këngës dhe reagimet nga ana e fansave ishin të menjëhershme. Ende nuk ka një datë fikse se kur do publikohet bashkëpunimi i tyre, por fansat mezi po presin./tvklan.al