Vetëm Tarantino mund të bënte bashkë dy yje të Hollywoodit si Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt. “Once Upon a Time in Hollywood” titullohet filmi që do ketë protagonistë dy aktorët dhe kjo është fotoja e parë e dyve nga sheshxhirimi.

Filmi tregon një histori të ndodhur në Los Angelos në 1969, në kulmin e lëvizjes “Hippie” në Hollywood.

Rick Dalton, interpretuar nga DiCaprio,  ish-aktor i suksesshëm i një seriali televiziv dhe kundërfigura e tij, njëkohësisht mik prej vitesh, Cliff Booth, interpretuar nga Pitt, kanë vështirësi të depërtojnë në një Hollywood që nuk e njohin më, por Rick ka një fqinje shumë të famshme Sharon Tate, e cila vritet në mënyrë makabre në muajin e tete të shtatzënisë.

Filmi, që do të dalë në kinema më 9 Gusht 2019, ka një kast yjesh si Al Paçino, Burt Reynolds dhe  Dakota Fanning.

Tv Klan