Ambientalistët synojnë rikthimin e strehëve për speciet në zhdukje

Leonardo DiCaprio ka premtuar se do të mbështesë financiarisht me 43 milionë $ operacione gjithëpërfshirëse të ruajtjes së Ishujve Galápagos. Aktori në partneritet me organizatën Re Wild e cila përbëhet nga një grup shkencëtarësh ambietalistë pritet të rindërtojnë faunën dhe florën në të gjithë arkipelagun dhe ishujt e tjerë të Paqësorit në Amerikën Latine.

Shuma prej 43 milion dollarësh pritet të përfshijë gjithashtu përpjekjet për të rimëkëmbur ishullin, strehë për 54 specie kafshësh e zogsh të kërcënuara dhe për të rikthyer 13 specie të zhdukura në vend, përfshirë edhe zogun mockingbird, të përmendur për herë të parë nga biologjisti  Charles Darwin.

Gjithashtu në program është parashikuar edhe parandalimin i zhdukjes së Iguanës rozë si dhe mbrojtja e burimeve detare nga ndikimi njerëzor. Di Caprio i ka cilësuar si heronj bashkëpunëtorët e tij, veçanërisht Paula Castano. Në të gjithë botën rreth 1 milion specie kafshësh dhe shpendësh të egra janë në zhdukje dhe më shumë se gjysma e zonave të egra mund të zhduken në dekadat e ardhshme nëse nuk veprohet me vendosmëri.

Di Caprio konsiderohet një kampion për mbështetjen e çështjeve mjedisore globale midis tyre edhe të Vjosës. Deri më tani ai ka siguruar më shumë se 100 milion Dollarë për një larmi programesh dhe projektesh.

Klan News