Bregu i Fildishtë mori një fitore dramatike në Kupën e Botës, pasi mposhti Ekuadorin me rezultatin 1-0 falë një goli të Amad Diallos në minutën e 90-të.
Ndeshja ishte një spektakël i vërtetë, me raste të shumta dhe katër goditje në traversë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, Amad Diallo i mbërritur nga stoli u shndërrua në heroin e “Elefantëve”.
Talenti i Manchester United goditi saktë një aksion të bukur të shokëve të skuadrës, duke shkaktuar festë të madhe dhe duke i dhënë Bregut të Fildishtë tre pikë të arta.
Kjo fitore e ngjit Bregun e Fildishtë në krye të Grupit E së bashku me Gjermaninë dhe i jep skuadrës një nisje perfekte në turne, ndërsa Ekuadori mbetet i zhgënjyer pas një ndeshjeje ku fati nuk ishte në anën e tij.
Përballja e radhës, mes Bregut të Fildishtë edhe Gjermanisë do të jetë tepër vendimtar për fatin e grupit E, ndërsa Ekuadori do sfidojë Kurasaon, për të shpresuar te kualifikimi në raundin tjetër edhe si vend i tretë.
Të gjitha përballjet e Kupës së Botës transmetohen ekskluzivisht dhe falas në TV kombëtar Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 