Dialogu me Serbinë do të jetë sfida e parë e qeverisë së re në Prishtinë. Të këtij mendimi janë analistët në Kosovë, sipas të cilëve, kabineti i ri qeveritar duhet ta ketë këtë fokus në çështje, ndërsa duhet një unitet i gjerë politik.
“Jo vetëm partia ose kryeministri i ardhshëm, por të gjitha subjektet politike, parlamentare duhet të ulen në një tryezë të cilën duhet ta udhëheqë presidentja e Kosovës. Duhet ta bëjnë një strategji të qartë për sa i përket, në raport me dialogun, në raport me Serbinë dhe sa i përket në raport me integrimin dhe me aleancat të cilat na janë ftuar që këto katër vitet e kalume”, u shpreh analisti Argjend Zejnaj.
Për ta i dërguari i ri i Bashkimit Europian mbajti të njëjtat qëndrime si pasardhësi i tij, ndërsa janë të mendimit se do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen e problemit.
“Besoj që ky do të jetë më kompetitiv sa i përket fasilidimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për me ardh te konkluda e marrëveshjes finale, po urojmë që do ti ndihmojë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kjo ditë të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zejnaj.
Takimet e fundit në nivel negociatorësh, në Bruksel kanë përfunduar pa rezultat.
Klan News