Dibra me resurset natyrore turistike, si parku Kombëtar i Lurës dhe ai Korabët, vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve të aventurës. Turistët gjermanë janë ata që kryesojnë ndjekur nga çekët, zviceranët dhe nordikët, të cilët e zbulojnë Dibrën përmes tureve me motorë, apo biçikleta, si ky grup turitësh gjermanë që do të kalojnë dy dit për të zbuluar Korabin.

Përveç bukurive, ajo që marrin me vetë këta turistë është mikpritja dhe shërbimi që marrin në qendrat ku akomodohen, duke bërë që të rikthehen sërish ose t’jua sugjerojnë Shqipërinë miqve të tyre.

Guidat profesionale sigurisht që e lehtësojnë edhe më shumë kërkimin e vendeve që duhen vizituar patjetër në Dibër, ndërsa origjina e turistëve po zgjerohet gjithmonë e më shumë, duke kaluar Europën.

Tv Klan