Regjimi ushqimor mesdhetar rrit jetëgjatësinë. Ky rezultat vjen pas studimeve 10-vjeçare të një grupi shkencëtarësh anglezë, i publikuar në revistën mjekësore Neë England. Ata kanë monitoruar me imtësi gjatë kësaj kohe shëndetin e 5000 personave.

Kërkuesit theksojnë se dieta mesdhetare ndihmon në një rigjenerim të mirë qelizor, duke e ngadalësuar pikërisht plakjen e kromozomeve dhe duke mbrojtur ADN nga sëmundjet. Gjithashtu ata arritën në përfundimin se individët që mbajnë një dietë mesdhetare nuk rrezikohen nga vdekja e parakohshme.

Regjimi mesdhetar ka një piramidë ushqimore me sasitë e duhura të zarzavateve, frutave, karboidrateve dhe proteinave që trupi duhet të marrë në mënyrë të shëndetshme. Por baza është gjithnjë konsumimi i ujit, për të pasur hidratim sa më të mirë.

Klan Plus