Dietat e famshme “yo-yo” janë mjaft të dëmshme për organizmin. Një tjetër pasojë negative është vërejtur së fundmi, dhe është ndryshimi për kohë shumë të gjatë i baktereve të sistemit tretës.

Ndryshimi i mikrobiomës intestinale ndikon drejtpërdrejt tek sjelljet në mënyrën e të ushqyerit, sepse në përfundim të saj, bakteret e ndryshuara kërkojnë të uritura yndyrna dhe sheqerna, e për rrjedhojë vështirësi më të mëdha në mbajtjen e rezultateve të arritura.

Rezultatet janë vërejtur në kaviet e laboratorit, ku kërkuesit kanë realizuar shumë eksperimente për të parë sjelljet dhe pasojat e regjimeve ushqimore apo dietave për të humbur peshë.

Sipas tyre, ende nuk kuptohen mekanizmat e ndryshimit afatgjatë që pësojnë bakteret intestinale dhe nëse i njëjti fenomen verifikohet edhe tek njeriu.

Studimi është i rëndësishëm, pasi të dhënat mund të ndihmojnë në përmirësimin e terapive antiobezitet dhe në promovimin e një mënyre të shëndetshme të të ushqyerit, duke përdorur edhe mikroorganizmat intestinale.

Klan News

/tvklan.al