Zjarrvënia e qëllimshme për shkak të konkurrencës

60 shezlonge dhe dhjetëra çadra janë djegur gjatë orëve të para të së hënës në zonën e Dhërmiut. Ato ishin në pronësi të Bilbil Domit, i cili sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit dhe kishte parashikuar që t’i hapte gjatë ditës së sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare.

Vetë Domi ka treguar për uniformat blu se ai nuk mund të akuzonte askënd si autor ngjarjes, por se kishte vënë re pakënaqësi te bizneset përreth për marrjen e lejes së shfrytëzimit të kësaj pjese të plazhit.

Deri më tani policia nuk ka asnjë të shoqëruar. Ky subjekt kishte marrë lejen për stacionin e plazhit më datë 8 qershor dhe ishte njoftuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të nisur aktivitet më datën 25 të këtij muaji.

Tv Klan

/tvklan.al