Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të një 32-vjeçari është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Automjeti ka qenë në oborrin e banesës dhe dyshohet se autori mund të ketë kapërcyer murin rrethues për të hyrë në brendësi dhe për ti vendosur zjarrin.

Policia bën të ditur se ngjarja ka rënë rreth orës 03:00 e mëngjesit të sotëm dhe se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Familjarët e 32-vjeçarit dyshojmë se mjeti mund të jetë djegur për motive që lidhen me profesionin e të riut, por pa përjashtuar pistën e konflikteve familjare.

Tv Klan