Irani dhe Izraeli shënjestruan njëri-tjetrin me raketa dhe sulme ajrore sërish këtë të shtunë gjatë 24 orëve.
Izraeli ndërmori një sulm të gjerë duke goditur mbi 70 objektiva, teksa Irani aktivizoi mbrojtjen ajrore në Teheran dhe në gjashtë provincia. Flakët u panë në fushën e gazit South Pars të Iranit, pas raportimeve për një sulm izraelit pranë qytetit portual jugor të Kangan.
Mbi 200 dronë të ushtrisë së Iranit vërshuan drejt Izraelit. Tre viktima janë nga pala izraelite, ndërsa Irani nuk dha shifër të saktë. Numri i tyre është mbi 80, ndërsa të plagosur janë mbi 170.
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu në dalje publike tha se ka mbështetjen e Trump për këto sulme dhe se do të godasin çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të ajatollahëve dhe se Irani nuk e ka idenë se çfarë po e pret.
“Ne nuk mund të përballojmë që ata të jenë në gjendje të ndërtojnë kapacitete prodhimi për 20,000 raketa, kështu që kemi ndërmarrë veprime për të shkatërruar kapacitetet e tyre të prodhimit, dhe kjo është ajo që IDF po bën tani. Ne kemi hapur një rrugë drejt Teheranit. Në një të ardhme shumë të afërt, do të shihni aeroplanë izraelitë, Forcat Ajrore Izraelite, pilotët tanë, mbi qiellin e Teheranit.”
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar për një përgjigje “më të ashpër” nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij.
Teherani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francën se do të sulmojë bazat e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme nëse ato ndihmojnë në pengimin e sulmeve të saj ndaj Izraelit.
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit duhej të fillonte të dielën, por Teherani njoftoi se ishte tërhequr prej tyre.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 