“Dita e fundit e edicionit të 28-të të Panairit të Librit ka ngjallur interes të lartë tek lexuesit e të gjitha grupmoshave që nxitojnë për të pasuruar bibliotekën personale me librat më të fundit”, tha gazetarja e TV Klan, Erikleda Dorezi.
Botuesit shprehen se, përballë konkurrencës së lartë të digjitalizimit, ky edicion i Panairit të Librit ka ngjallur interes të lartë, dhe kryesisht tek të rinjtë.
Lexues të moshave të ndryshme iu drejtuan më shumë se 100 stendave të mbushura me libra, për t’u njohur me titujt më të ri të letërsisë shqipe.
Edicioni i 28-të i Panairit të Librit pati si moto thënien e shkrimtarit Ismail Kadare: “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për libra”, për të lidhur më shumë lexuesit, e kryesisht të rinjtë me librin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 