Klubi ka publikuar një video ku tregohen momentet me speciale të yllit argjentinas në Paris
Dita e parë e Leo Mesit në klubin e ri PSG ka qenë sa speciale, aq edhe e çmendur.
Klubi parisien ka publikuar një video ku tregon atë çfarë ka ndodhur pas kamerave me yllin argjentinas.
Videoja nis me rrugëtimin e “Pleshtit” nga Barcelona në Paris me një avion privat, i shoqëruar nga familja e tij.
Më pas, mbërritja në kryeqytetin francez dhe përshëndetja me tifozët parisienë.
Sulmuesi 34 vjeçar kreu vizitat mjekësore, e më pas paraqiten emocionet në stadiumin “Park de Prins” dhe fanella me numrin 30 që ai do të mbajë veshur.
Moment me rëndësi është edhe firma në kontratën me PSG-në, bashkë me presidentin Al Khelaifi si edhe drejtorin sportiv Leonardo.
Tani në klubin parisien ka nisur një epokë e re, ajo e Leo Mesit. Tifozët ëndërrojnë për lavdi dhe trofe dhe për një dominimin të klubit të tyre në futbollin evropian.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
