Festimet për Ditën e Verës kanë nisur me paradën e nxënësve të shkollave në bulevardin e qytetit të Elbasanit dhe bandën frymore të qytetit.
Pjesë e festimeve janë edhe panairet me produkte të ndryshme lokale dhe artizanale, ku, pa diskutim, ëmbëlsira simbol e Ditës së Verës, ballokumja, mbetet kryefjala e festës.
Në këtë ditë me dhjetëra aktivitete pati edhe koncert festiv, por edhe lojëra për të vegjlit.
Qytetarët urojnë për sa më shumë mbarësi dhe çdo të mirë në këtë ditë të veçantë për Elbasanin.
Përveç ballokumes, në tryezat e amvisave elbasanase nuk mungojnë edhe gatimet e tjera tradicionale.
Festimet e Ditës së Verës në Elbasan kanë nisur që në fillim të javës dhe do të përmbyllen të dielën në mbrëmje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 