E kthyer tashmë në traditë, kryeqyteti do të jetë nën atmosferën festive për dy ditë rresht në kuadër të Ditës së Verës më 14 mars.
Për shkak të festimeve në disa akse rrugore ku do të zhvillohen aktivitete, do të kufizohet qarkullimi duke nisur prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars.
Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00 do të kufizohet qarkullimi i mjeteve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ish Hotel Dajti, për të vijuar më pas në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.
Po ashtu, nga ora 12:00 e së premtes deri në datën 15 mars, në orën 02:00 të mëngjesit, do të ndalohet qarkullimi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”, dhe në rrugën “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për lejimin e qarkullimit të automjeteve përgjatë rrugëve “Lek Dukagjini”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Sami Frashëri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Myslym Shyri” dhe “Abdi Toptani”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 