14 Marsi Dita e Verës tashmë është festë zyrtare. Në parlament Dita e Verës mori shpesh nota humori dhe ngjyrime politike, por pas shumë debatesh kuvendi vendosi të shtojë ditët e pushimit duke miratuar propozimin e paraqitur pas festimit nga deputetët socialistë të qarkut të Elabasanit.
Nard Ndoka: “Për ta shëndrruar në festën e verës në, në një lëvizje personale të të zotit Nano. Për ne është komplet absurde që kjo festë të, të miratohet zoti kryetar.”
Bardhyl Agasi: “Por të pretendosh që festa e pranverës ka ngjyrim politik, mua më duketë një absurditet i papranushëm dhe madje, madje ktu përdoren dhe emrat e kryeministrit apo të partisë socialiste për fetstën e pranverës kurë vetë partia demokratike bëhet gati dhe forcat e tjera të opozitës për të ardh në pushtet dhe jemi të sigurt se një ditë nuk do të jetë, as Fatos Nano kryeministër, as partia socialiste një ditë s’do të jetë në pushtet se do të vijë një forcë tjetër dhe festa do të mbetet.”
Dashamir Shehi: “Ç’është ky shtetë që shto festa kot më kotë. Nuk bëhet kshu. Se nj’ditë të bukur pamë si që, u vet n’bulevard. Po mos dali vitin tjetër si i bëhet kjo punë pastaj. Po ça do me thënë kjo punë. E ka Elbasani le ta gëzojë, ishalla mbrri ballokumja dhe n’Tiranë, ishalla shko dhe Peshkopi, po pse do u bëhet zyrtare kjo punë.”
Të ndikuar nga Dita e Verës disa deputetë kërkuan që 14 Shkurti të bëhet festë zyrtare meqënëse për nga popullariteti dita e Shën Valentinit nuk ka sipas tyre dallime moshe apo krahinore. /tvklan.al