“Vetëm 14 km larg qendrës së qytetit të Gjirkokastrës ndodhet fshati Dhoksat, një fshat turistik ku vitet e fundit ka pësuar një hov në hapjen e bujtinave. Ndërkohë fshati Dhoksat është pjesë e programit 100 Fshatrat. Ditën e sotme festohet “Divani Lunxhot”, një festival që mbledh bashkë zërat e ansambleve të ndryshme jo vetëm të qytetit të Gjirokastrës dhe rrethinave përreth por nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”, raporton gazetarja Dorina Muhaj.

Për pjesëmarrësit ky festival është një emocion mjaft i veçantë pasi në të shpalosen jo vetëm zërat e bukur të polifonisë, por edhe kostumet e krahinave të ndryshme

Në këtë festival morën pjesë 14 grupe folklorike, si dhe u vlerësuan me certifikata mirënjohje nga bashkia Gjirokastër.

Klan News