Martesa e Billy Ray Cyrus dhe Firerose ka marrë fund edhe ligjërisht. Divorci ka përfunduar 3 muaj pas kërkesës së këngëtarit e cila erdhi në më pak se një vit pas martesës për “diferencime të pakorrigjueshme”.

Ndarja nuk ka qenë e lehtë sepse të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzim verbal dhe emocional, thuhet në dokumentet e gjykatës që janë parë edhe nga DailyMail. Gjithashtu në to shkruhet se Firerose nuk mori asnjë qindarkë.

Sipas një burimi, ky s’ishte problem për të. “Ajo zgjodhi të mos merrte asgjë që të mbyllte gjithçka me të dhe të largohej nga kjo situatë”, është shprehur një burim i afërt.

Në pjesën më të madhe, marrëveshja e divorcit parashikon që palët të mbeten me pasuritë e tyre respektive përpara martesës.

Megjithatë, klauzolat tregojnë  se babai i Miley Cyrus duhet të tërhiqet nga deklaratat se ka merita apo të drejta të plota në këngët që çifti shkroi dhe publikoi para dhe gjatë martesës.

Kërkesa për divorc e këngëtarit u bë vetëm disa ditë përpara se 37-vjeçares t’i duhej  të bënte një ndërhyrje për të hequr të dy gjinjtë sepse ka gjenin BRCA, çka nënkupton se ka më shumë potencial për të shfaqur disa lloje kanceresh.

Për shkak të përmasave të  divorcit, Billy Ray hodhi dyshime mbi këtë deklaratë dhe kërkoikartelën e saj mjekësore. Firerose e shtyu operacionin.

S’ka asnjë dyshim se ajo do të divorcohej,  por ishte më e rëndësishme për të që t’i jepte fund njollosjes dhe të ndalonte pështjellimin emocional kështu që mund ta mbyllte këtë kapitull dhe të shërohej e qetë”, shtoi burimi.

Nga ana tjetër, Billy Ray ka deklaruar se Firerose u martua me të vetëm për mbiemrin e tij. Ai tha se ajo  e ndryshoi mbiemrin Hodges që i përket ish-burrit të parë në Cyrus, vetëm disa javë më parë./tvklan.al