Hunter Biden, djali i presidentit Joe Biden, u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.

54-vjeçari u shpall fajtor për 3 akuza duke u bërë djali i parë i një presidenti amerikan në detyrë që dënohet për një krim. Brenda 120 ditësh gjykata do të shpallë edhe dënimin. Hunter Biden përballet me një dënim që mund të shkojë makismalisht në 25 vite burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e çështjes do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.

Babai i tij, Joe Biden, publikoi një deklaratë ku thotë se pranon vendimin dhe do të respektonte procesin që do të vijonte në Apel.

Presidenti amerikan, përmes një deklarate pas vendimit tha se ai dhe Zonja e Parë gjithmonë do t’i qëndrojnë pranë djalit të tyre “me dashurinë dhe përkrahjen tonë.”

Ai tha se do ta respektojë vendimin e jurisë dhe se do të vazhdojë ta respektojë procesin gjyqësor ndërkohë që djali i tij po shqyrton mundësinë ta apelojë vendimin.

Në një deklaratë pas shpalljes fajtor, Hunter Biden falenderoi familjen dhe miqtë për përkrahjen, por shprehu zhgënjimin me vendimin.

Presidenti Biden ka qëndruar larg gjykimit në Delauerë dhe ka folur shumë pak rreth rastit, duke u kujdesur që të mos krijojë përshtypjen se po ndërhyn në një çështje penale të cilën e ka ngritur Departamenti i Drejtësisë i administratës së tij.

Por të gjithë aleatët e tij janë të shqetësuar për ndikimin që do të ketë tek Presidenti 81-vjeçar, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar me problemet shëndetësore dhe varësinë nga droga dhe alkooli të djalit të tij.

Që të dy, zoti Hunter Biden dhe zoti Trump kanë thënë se janë viktima të politikës së çastit. Por ndërkohë që zoti Trump ka vazhduar të bëjë pretendime të pabaza se dënimi i tij është “sajuar”, Joe Biden deklaroi se do të pranojë rezultatet e vendimit dhe nuk do ta falë djalin e tij.

Sfidat ligjore të zotit Hunter Biden nuk përfundojnë këtu. Në shtator ai do të përballet me një gjykim në Kalifoni për akuzat se nuk ka paguar tatim në vlerë prej 1.4 milionë dollarë dhe ligjvënësit republikanë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë hulumtimet ndaj tij në përpjekjet e tyre në procesin për ta shkarkuar presidentin.

Prokurorët që po hetojnë Hunter Biden nuk kanë akuzuar presidentin Biden për ndonjë shkelje.

Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.

Juria e shpalli dajlin e Presidentit Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.

Hunter Biden përballet me një dënim prej 25 vitesh në burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e ceshtjes do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.

Kujtojme se Hunter Biden, dajli I Presidentit actual te SHBA dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë gjyqesore në këtë vit zgjedhor.

Klan News