Djali i Princit Harry, Archie, nuk do të jetë një princ sipas planit të ri të gjyshit të tij, Princit Charles, i cili ka vendosur të kufizojë numrin e titujve mbretërorë. Charles pritet të ndryshojë dokumentet ligjore për të parandaluar Archie nga marrja e titullit.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga Harry dhe Meghan, edhe pse ata të dy braktisën detyrat e tyre mbretërore për të jetuar në SHBA. Kjo lëvizje ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet midis Harry dhe Pallatit Buckingham.

Sipas planit të mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe, vetëm trashëgimtarët e fronit do të marrin mbështetje financiare dhe policore të financuar nga taksapaguesit. Ai beson se qytetarët britanikë nuk dëshirojnë të paguajnë për një monarki të madhe prandaj dhe do të kërkojë kufizimin e titujve mbretërorë.

Klan News