Një viktimë dhe tetë të plagosur është bilanci deri më tani nga ngjarja në Lushnje si pasojë e një shpërthimi në një kapanon në ndërtim. Gazetarja Anila Sefa raportoi se viktima po punonte në vinç kur ndodhi ngjarja. I plagosur rëndë nga kjo ngjarje ka mbetur edhe djali i viktimës, i cili ndodhej me të atin në vinç kur ndodhi ngjarja. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është ndër të parët të plagosur që është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar.

“Rëndë është edhe djali i viktimës që ka qenë personi që ka qenë bashkë me të atin në vinç kur ka ndodhur ngjarja. Edhe djali është në gjendje të rëndë. Vijon të mbetet në gjendje të rëndë dhe është i pari që ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë”, raportoi gazetarja Anila Sefa.

Deri më tani të lënduarit nga kjo ngjarje nuk janë identifikuar. Sipas asaj që raporton gazetarja Sefa, numri i tyre vijon të rritet. Për ndihmë mjekësore kanë shkuar edhe persona që nuk ndodheshin në vendin e ngjarjes, por afër tij. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, të gjithë të plagosurit kanë djegie trupore.

Gazetarja Sefa thotë se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve të kapanonit.

Vinçi ka prekur në lartësi tensionin e lartë 32 mijë volt, i cili ka rënë mbi një bombol. Nuk e saktësoj dot ka qenë bombol gazi apo oksigjeni që ka shkaktuar shpërthimin. Shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm duke lënë disa të plagosur dhe duke lënë viktimë një person. Të plagosur janë edhe persona që gjendeshin afër bizneseve aty pranë”, raportoi gazetarja./tvklan.al