Gjykata i komunikon masën “arrest në burg” për mashtrim në vlerën e 4.7 mln Eurove

Pa bërë 24 orë nga mbërritja nga Dubai, Bruno Çobo, doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme. Togat e zeza i komunikuam masën e ‘arrestit në burg’ dhënë në mungesë si pjesë e një rrjeti kriminal që mashtronte shtetasit italianë nëpërmjet call centerave.

Në sallën e gjyqit, Çobo deklaroi se nuk është arrestuar në Dubai, por është vetëdorëzuar në polici sapo zbriti nga avioni.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë për të më filmuar.”

Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës, Zyrës së Interpol Tirana, një kërkesë për tu vetëdorëzuar e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.

Çobo akuzohet si anëtar i një rrjeti mashtruesish që ka përfituar 4.7 milion Euro, krysisht shtetasve italiane përmes platformave të call centerave.

Klan News