Në ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë e Serbisë, pati eufori e gëzim anembanë trevave ku ka shqiptarë. Nuk munguan gjestet patriotike, siç ishte simboli i shqiponjës së Manajt në fushë menjëherë pas golit. Për të ruajtur përgjithnjë këtë moment historik, Taulant Balla ka vendosur ‘të ndalë’ kohën, zbulon ai në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Faton Zylbehari: Nga tribuna pashë që në Leskovac more një pjesë nga terreni, një copë. Ku do të arkivohet ajo, ku është?
Taulant Balla: E kam çuar sot për ta ngrirë dhe për ta vënë në një kuti, do ta ruaj gjithë jetën.
Alban Xhihani: Do të thahet se është bar serb.
Taulant Balla: Do ta balsamos.
/tvklan.al












Botërori 2026 
