Policia ka parandaluar një krim në familje në kryeqytet. Mësohet se një 48 vjeçar nën masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka kanosur me hanxhar gruan dhe djalin e tij se do t’i vriste. Fatmirësisht, forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, i cili është dënuar më parë për vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

 Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

/tvklan.al