Fakte e intervista që rrëzojnë dokumentarin që e akuzon për pedofili

Beteja për të pastruar imazhin e Michael Jackson, pasi përdhosjes që i bëri dokumentari Leaving Neverland, vazhdon.

Dy djemtë që akuzonin mbretin e popit për abuzim seksual, ja dolën që miliona fansa të Michael të refuzonin të dëgjonin artin e tij. Ndërsa shumë media, radio, portale por dhe evente të rëndësishme zhdukën emrin e këngëtarit dhe këngët e tij si të mos kishin ekzistuar.

Tashmë familja e Jackson, ka publikuar filmin pro tij. Duke i kthyer kundërpërgjigje çdo akuze e duke analizuar çdo detaj, duket se ja kanë dalë që disa fakte rreth dokumentarit të vihen në pikëpyetje.

 “Michael Jackson: Chase the Truth” përmban intervista me persona që kanë qenë të afërt më të, aktorë, miq, trupoja por dhe persona që besojnë në pafajsinë e tij.

Ëade Robson dhe James Safechuck pretendojnë se janë keqtrajtuar në një dhomë të vogël në stacionin hekurudhor pranë shtëpisë së yllit në Kaliforni, ne vitet1988-1992. Por kjo bie poshtë, pasi sipas biografit Smallcombe  stacioni nuk ishte ndërtuar deri në vitin 1994.

Gjithashtu dy djemtë shprehen se në shtëpinë e Jackson kishte një dhomë të fshehtë ku abuzonte me ta. Ndërsa sipas truprojës së tij, çdo i famshëm e ka një të tillë, në raste kur i rrezikohet jeta.

Biografi shton se më parë Ëade Robson dhe James Safechuck kanë tentuar ti marrin pasurinë këngëtarit, duke i quajtur të etur për para dhe se ku ta shuma të tilla ata do të bënin çdo gjë.

“Kur përfshihen paratë ju duhet të jeni të kujdesshëm. Jimmy dhe Wade janë shkatërrues.”- thotë  Smallcombe.