Mes miliona faqeve të dosjes së Jeffrey Eptsein është shfaqur rreth 700 herë edhe emri i Miroslav Lajçak, ish-ministër i jashtëm i Sllovakisë dhe ish-kryenegociator mes Kosovës dhe Serbisë.
Mes mesazheve të shkëmbyera me njëri-tjetrin ka tërhequr vëmendjen një koment i Lajcak, që përshendet nga Kievi, ku thotë se vajzat janë të mrekullueshme, si gjithmonë. Kaq ka mjaftuar dhe Lajçak të njoftojë dorëheqjen si këshilltar i presidentit të Sllovakisë, duke nënvizuar se nuk ka marrë asnjëreherë shërbime seksuale nga Epstein dhe se i dënonte veprimet e kryera prej tij.
Por dosja Epstein tërmetin e vërtetë po e shkakton në Shtetet e Bashkuara, ku vëmendje ka marrë sërish ish-presidenti Bill Clinton.
Në këtë e-mail të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë shfaqet një komunikim i Xhislejn Maxuell me një adresë, që sipas portalit prestigjoz amerikan “Axios” lidhet me ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë. Mesazhet e shkëmbyera kanë përmbajtje të fortë erotike, ndërsa data mbetet e paqartë.
Dosja e Epstein përfshin gjithashtu një akuzë ndaj Donald Trampit dhe Xhefri Epstein për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1994, e cila në një dokument të FBI-së shfaqet me emrin Xhejn Doe. Akuza u tërhoq para zgjedhjeve të vitit 2016.
Miliarderi Elon Musk publikoi një përgjigje në rrjetin X, pas publikimit të një mesazhi ku edhe ai e pyeste dikur Epsteinin nëse po planifikonte ndonjë festë. Musk shprehet se ishte i lumtur që dosjet po publikoheshin dhe se ka refuzuar pjesëmarrjen në festat e organizuara në ishullin e ish-bankierit të akuzuar për pedofili.
Në dosjet me aferat e Epsteinit figurojnë edhe ish-princi Endrju i Britanisë së Madhe dhe miliarderi Bill Gejts.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 