48 pikë kundër Argjentinës, i jep Sllovenisë fitoren e parë në basketboll në një olimpiadë

Ka debutime në olimpiadë dhe ka edhe paraqitje si ajo e basketbollistit Luka Doncic ndaj Argjentinës. Në ndeshjen e tij të parë në Lojërat Olimpike, ylli i Dallas Mavericks realizoi 48 pikë dhe udhëhoqi Slloveninë në fitoren e parë në basketboll në olimpiadë.

Me paraqitjen e bërë, 22-vjeçari është i dyti në historinë e Lojërave Olimpike verore që shënon më shumë pikë. Basketbollisti që ka realizuar më shumë pikë në një ndeshje në lojërat olimpike është braziliani Oskar Shmid me 55 pikë në vitin 1988.

Gjithashtu slloveni në ndeshjen kundër Argjentinës realizoi 11 ribaunde dhe 5 asiste. Sllovenia fitoi ndaj kundërshtarëve amerikano-latinë me rezultatin 118-110.

Talenti slloven mori vlerësimin e trajnerit të Argjentinës, Sergio Hernandez, i cili tha për mediat se Doncic është basketbollisti më i mirë në botë. Kundërshtari i radhës i Sllovenisë do të jetë Japonia.

Klan News