Borge Brende, drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi vjen vetëm pak javë pasi nisi një hetim të pavarur mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Sipas tyre, Ish-ministri i Jashtëm norvegjez kishte konsumuar të paktën tre darka pune me Epstein dhe kishte shkëmbyer me të dhjetëra email-e dhe mesazhe telefonike.
“Jam mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me kolegët dhe partnerët e mi. Kam vendosur të tërhiqem. Besoj se tani është momenti i duhur që Forumi të vijojë punën e tij pa shpërqendrime”, ka deklaruar Brende.
Në njoftimin e tij, ai nuk përmendi skandalin Epstein, me të cilin dyshohet se është i lidhur.
Brende vazhdimisht ka mohuar që të ketë pasur dijeni për aktivitetet kriminale të financierit përpara takimit të tyre në vitin 2018.
Drejtimin e “qeverisë” së Davosit do ta marrë përkohësisht Alois Zwinggi, deri në zgjedhjen e një pasuesi të përhershëm.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 