Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara është dorëhequr nga detyra.

Vendimi i dorëheqjes mësohet se është dorëzuar disa ditë më parë, teksa është firmosur këtë të martë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Arsyeja e dorëheqjes së Carës nuk është bërë e ditur, teksa largimi vjen në një moment kur vendi po përballet me situata zjarri në disa qarqe.

Arben Cara mori detyrën e kreut të MZSH-së në shkurt të vitit 2024.

/tvklan.al