Kryeministri belg, Bart De Vever, i paraqiti dorëheqjen mbretit Filip, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vitit të ardhshëm mes pesë partive të koalicionit qeverisës.

Mosmarrëveshjet lidhen me një plan kursimesh prej 10 miliardë eurosh, përmes reduktimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Partitë e koalicionit janë përplasur veçanërisht për reduktimet e buxhetit në shëndetësi dhe tatimin e pasurisë.

Megjithatë, Mbreti Filip vendosi të shtyjë marrjen e vendimit për dorëheqjen, ndërsa nga e marta pritet të nisë konsultimet me drejtuesit e partive të koalicionit.

Një takim tjetër mes mbretit dhe kryeministrit është parashikuar të premten, më 6 nëntor, kur pritet të vendoset nëse dorëheqja do të pranohet.

/tvklan.al