Borussia Dortmund mori fitoren e parë në Botërorin e Klubeve. Skuadra gjermane triumfoi 4-3, në një ndeshje spektakolare ndaj afrikano-jugorëve të Mamelodi Sundowns.
Këta të fundit kaluan në avantazh me Ribeiro në minutën e 11-të, por verdhezinjtë përmbysën gjithçka shumë shpejt, falë golave të Nmecha, Guirassy dhe Bellingham në pjesën e parë.
Autogoli i Mudau në minutën 59-të, i dha qetësinë Dortmundit. Megjithatë skuadra e Mamelodi nuk u dorëzua dhe ia doli të shënojë dy herë, por pa arritur të barazojë shifrat.
Me këtë sukses, Dortmund merr vendin e parë në grupin F me 4 pikë, ndërsa pret të mësojë rezultatin në ndeshjen tjetër, mes Fluminense dhe Ulsan.
/tvklan.al












Botërori 2026 
