Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në seancë, Pango shpjegoi rolin që ka pasur në lidhje me çështjen dhe, në shumicën e rasteve, nuk i kujtohej se çfarë procedurash ishin ndjekur.
Po ashtu, si dëshmitarë në gjykatë ishin edhe Tetis Lubonja dhe Altin Ceni. Pas përfundimit të seancës, Jamarbër Malltezi theksoi se tre dëshmitarët ishin të qartë dhe rrëzuan pretendimin e prokurorisë.
Në gjykatë nuk u paraqitën dy dëshmitarë, ndërkohë që thirrja për ta do të ripërsëritet. Në seancën e radhës do të vijnë në total pesë persona për të dhënë deklarimet e tyre para gjykatës.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Të bashkëpandehur janë Jamarbër Malltezi, Xhimi Begeja, Faktim Bektashi dhe Andia Pustina.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 