Dove Cameron dhe Damiano David bënë debutimin e tyre të parë si  çift në Met Gala 2024. Këngëtarja dhe vokalisti kryesor i grupit Måneskin jetonin një romancë të fshehtë prej disa kohësh, por s’i shpëtuan lentes së paparacëve. Tani është momenti të mësojmë gjithçka rreth tyre.

Në një intervistë për “Cosmopolitan”, Dove ka treguar për takimin e tyre të parë. Kjo ndodhi në VMA 2022 kur ajo dhe grupi ishin nominuar në të njëjtën kategori. Ata u gjendën në prapaskenë dhe ajo as nuk i foli Damiano-s. Disa muaj më vonë, Måneskin do të nxirrte albumin dhe i kishte dërguar një ftesë.

Në një moment, flitej për një bashkëpunim mes tyre që u realizua, por Dove s’mund të shkonte në natën hapëse të turneut. Gjithçka do të ndryshonte në takimin e tyre të dytë, në VMA e vitit 2023 kur më në fund Dove dhe Damiano kishin një arsye për të folur me njëri-tjetrin.

“Kur ai erdhi tek unë, u ndjeva… s’e di, një vit mund të bëjë shumë. Dukej sikur kishin kaluar nja 10 vjet. Kur u takuam herën e parë, ai ishte në një pikë tjetër ashtu si edhe unë, kështu që nuk e fiksuam njëri-tjetrin. Më pas ai tha, ‘Po nisim turneun botëror në Madison Square Garden. Nëse do të jesh ende këtu pas disa ditësh, do të na pëlqente shumë nëse do të vije’. Ishte shumë e pafajshme. Më pas më ftuan në dhomën në prapaskenë, nisëm të flisnim dhe më ftoi në festë. Shumë shpejt u kthye në ‘Le të shkojmë për darkë në këtë vend në orën  08:00’. Ai është Bricjap kështu që tha ‘këto janë qëllimet e mia’. Ishte shumë i drejtpërdrejtë. Ai është si një xhentëlmen i viteve ’50, engjëll, arush. Është njeriu më i mirë që kam njohur në jetë”.

Pas asaj nate dukej sikur gjithçka ndodhi shumë shpejt, por këngëtarja thotë se të dy kishin përjetuar situata të vështira në të shkuarën dhe fillimisht biseda ishte e ngadaltë, e kujdesshme dhe duke u përpjekur të kuptonin njëri-tjetrin.

Më në fund u bë ‘ah, po kapemi për dore tani?’ Mbaj mend se isha e mahnitur pasi ai prezantohet në një formë që është shumë thjesht e kuptueshme dhe më pas qëndron dy minuta me të e zbulon që është njeriu më i mirë, bujar, i pafajshëm. Është shumë i bukur dhe i ndjeshëm”, tha Dove për gjysmën e saj.

Këngëtarja foli edhe për sinjalet alarmante që ka injoruar në marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe sa e lehtë është të kuptohet me Damiano-n. Jo vetëm kaq, por ajo ka gjetur të njëjtat vlera edhe te familja e tij. Dove shton se ai e ka njohur gjatë kohës që ajo po i zbulonte botës identitetin e saj si anëtare e LGBTQ+ dhe e ka mbështetur gjithnjë.

Lidhur me vëmendjen që morën pas lajmeve të lidhjes së tyre, çifti vendosi të ndiqte parimin “jetojmë jetët tona, por pa zhurmë”./tvklan.al