Rregulla strikte për prindërit dhe personelin

Të vegjlit do ta festojnë 1 Qershorin me njëri-tjetrin.

“Duke filluar nga 1 Qershori, në vend do të hapen edhe kopshtet dhe çerdhet. Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik përcakton rregulla strikte përsa i përket dorëzimit të fëmijëve si dha masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve”.

Siç shkruhet në draftin që Tv Klan ka mundur ta shohë, fëmijët nuk do të lejohet të dorëzohen dhe merren nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit. Këta të fundit nuk do të lejohet të futen brenda ambienteve të institucionit, por do e dorëzojnë fëmijën tek edukatorja në derën e kopshtit apo të çerdhes.

Po ashtu në draft është përcaktuar se nuk do lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që mund të kenë probleme shëndetësore. Madje edhe të vegjlit që do të futen brenda kopshtit apo çerdhes do t’u matet temperatura dy herë në ditë.

Përsa i përket personeli, ata duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Po ashtu edhe kuzhinierët duhet të jenë me masa mbrojtëse.

Në draft thuhet se nuk do të ketë kufizime për numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e kopshtit dhe çerdheve për të krijuar distancë mes fëmijëve.

Tv Klan