Teatri shëtitës Çajupi ka ndaluar në Gjirokastër për të vënë në skenë për artdashësit dramën “Rendi i Ri”. Ajo trajton problematikat me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore.
Ngjarja vendoset në një repart të braktisur autopsie dhe në qendër janë katër rrëmbyes dhe dy gra të rrëmbyera, nëna me të bijën të cilat ndodhen nën kthetrat e urrejtjes. Shkak për këtë bëhen zhvillimet në vendin ku ato jetojnë.
“Ishte shumë e lehtë le të themi për t’u perceptuar dhe shumë e qartë, që ne të bëheshim zëri i këtyre njerëzve dhe i vetes sonë në radhë të parë dhe i gjithë njerëzve që përfaqësojnë këtë lloj shoqërie”, tha aktorja Era Çaushi.
“Kemi bërë një punë shumë të bukur. Ka qenë një grup që ka punuar me shpirt, sepse kjo është një nga ato pjesë që çdo aktor duhet të lërë një copë të shpirtit”, tha aktori Aleksandër Kondi.
“Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si komunikoi shfaqja me spektatorin dhe jam shumë shumë i kënaqur nga spektatori, nga duartrokitjet e tij të ngrohta në fund. Kam fjalët më të mira për katërshen e aktorëve”, tha regjisori Kiço Londo.
Kjo dramë ka çelur sezonin artistik në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër me qëllim për të gjallëruar jetën kulturore në qytetin e gurtë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
