Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë të ardhura nga diaspora ku po kryeson Lëvizja Vetëvendosje me mbi 71%, e pasuar nga LDK-ja me mbi 10% dhe PDK-ja me mbi 9%.

E në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen të gjitha votat, kur janë numëruar rreth 97% të vendvotimeve, Vetëvendosja kryeson me 50.50%, e pasuar nga PDK-ja me 20.48 % dhe LDK-ja me 13.37%.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë pritet që të numërohet edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për t’i hapur rrugë shpalles së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre.

KQZ synon certifikimin e rezultateve para 19 janarit. Përkthyer në mandate sipas rezultateve të deritashme VV do t’i ketë 57 deputetë, PDK 22, LDK15 dhe 6 AAK-ja.

Pas certifikimit të rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve Albin Kurti ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i formojë institucionet, por nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja në rast se nuk arrin t’i krijojë votat për votimin e presidentes e që duhen së paku 80 deputetë të qëndrojnë në sallë në raundin e tretë të votimit.

Tv Klan

/tvklan.al