Rama: Rruga ofron një panoramë fantastike

Pas 2 vjetësh punime, By Pass-i i Tepelenës me gjatësi 2.35 kilometra është gati për t’u hapur për qarkullimin e automjeteve. Ministrja e Infrastrukturës, gjatë inspektimit të Kryeministrit, bëri të ditur se për herë të parë është përdorur një teknikë e re, ku një nga korsitë është gjitha e ndërtuar me pilota, që janë vendosur në anët e lumit Vjosë.

Investimi që kap vlerën e 2.9 miliardë lekëve, përfshin zgjerimin e urës së vjetër me harqe, por dhe gjelbërimin e ndërtimin e një pedonaleje për këmbësorët, paralele me rrugën e makinave.

Pjesë e projekti të Rilindjes urbane të Tepelenës është ndërhyrja në Kalanë e Ali Pashës ku është parashikuar rikonstruktimi i shtëpive të zonës dhe shembja e atyre që kanë prekur muret e kalasë.

“Ky është një monumet kulture i kategorisë së parë dhe ne nuk do të lëmë asnjeri, por do t’iu sistemojmë, do të bëjmë një projekt preçiz edhe për shtëpitë ekzistuese që nuk do preken, që të kthehen në shtëpi kalaje”.

Për këtë vepër të ndërtuar me të ardhurat e buxhetit të shtetit, Kryebashkiaku i Tepelenës ia njeh meritat personalisht Kryeministrit Rama.

“Kryetar Bashkie ka patur shumë më të mirë nga unë, do vijnë dhe shumë më të mirë nga unë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet gjithë këto vepra. Fshati që duket themi ne nuk do kallaus”.

Tv Klan