Tentativat e fundit për të futur sende të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit, ka vënë në alarm Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ishte drejtori i këtij institucioni Klevis Qose në komisionin e sigurisë, i cili kërkoi buxhet për sistemet anti-dron.

Klevis Qose: Që tentativat e grupeve kriminale për të goditur veprimtarinë e grupeve rivale, mund të ishte edhe një sasi eksplozivi. Nevoja është maksimale për dixhitalizimin e sistemeve, duke filluar nga sistemi i perimetrit të jashtëm dhe sistemit me anti-dron.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve, Qose foli dhe për regjimin 41-bis, sistem në të cilin aktualisht janë 7 të dënuar dhe të paraburgosur.

Klevis Qose: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Itali ka bërë vetëm 1 kërkesë në të gjithë historinë e vet për të kaluar të dënuarit në regjimin e posaçëm. Të gjithë kërkesat e tjera kanë ardhur nga anti-mafia. Në Shqipëri kemi rreth 22 kërkesa nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në 21 institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri janë aktualisht 5036 persona të vendosur. Ata janë të dënuar, por që presin dhe hetimet dhe gjykimin përfundimtar.

Klan News