Një 32-vjeçar është ndëshkuar me një gjobë të majme pasi bëri manovra të rrezikshme në një rrugë të banuar në qytetin e Burrelit.

Siç duket nga këto pamje, ai ka kryer drift. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë që më pas janë përdorur nga policia për të identifikuar autorin.

Si përfundim shoferi përfundoi me një gjobë prej 40 mijë Lekësh të reja.

Njoftimi i policisë

Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, 32-vjeçari.

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit./tvklan.al