Qielli i natës në Nottingham është ndriçuar nga Dritat e Veriut, me nuancat spektakolare të gjelbra dhe të kuqe.

Një pamje e ngjashme u vu re edhe në qytetin e Lozanës dhe rajonin Jura në  Zvicër. Fenomeni, i njohur gjithashtu si “Aurora Borealis”, shihet shpesh në vende si Islanda dhe Norvegjia por  këtë herë ky fenomen ndodhi edhe në vende të tjera si në Gjermani, në Florida, Uinskoin dhe Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por nga çfarë shkaktohet ky spektakël dritash që ka mahnitur me mijëvjeçare njerëzimin.

Shpërthimet e ndritshme në diell janë të lidhura drejtpërdrejt me këto drita që shohim në qiellin e natës. Për shkak se dielli është 150 milionë km larg, shpërthimi që  ndodh në diell mund të marrë disa ditë për të arritur në atmosferën tonë. Fusha magnetike dhe atmosfera e planetit tonë reagojnë nga ky fenomen.

Sipas Observatorit “Greenwich”, gazra të ndryshëm  të atmosferës japin efekte të ndryshme. E gjelbra tregon grimcat diellore që ndërveprojnë me oksigjenin, ndërsa nuancat vjollcë, blu ose rozë shkaktohen nga azoti.

Klan News