Një nga aktivitetet më të famshme në Britani

Dua Lipa përzgjidhet për të qenë mes performuesve kryesorë të një prej festivalëve më të mëdhenj të përvitshëm në Angli si “Glastonbëri Fesival” që zhvillohet në fund të Qershorit.

Festivali konsiderohet si më të rëndësishmit në Britaninë e Madhe, ku përfshihen këngëtarë të rrymave të muzikës bashkëkohore. Krahas yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare, mes performuesve kryesorë të këtij festivali janë dhe Kolldpllej e SiZA.

Për të parën herë, këtë vit, 2 prej tre performuesve kryesorë janë gra. “Glastonbëri Festival” këtë vit zhvillohet nga 26 deri më 30 Qershor dhe nuk përfshin vetëm muzikën por edhe arte të tjera si balet e teatër. Festivali daton që në vitin 1970, kur nisi si një event ku performonin grupet e muzikës Pop, Bluz e Folk Festival.

Tv Klan