Fiksojeni datën 10 Gusht. Dua Lipa vjen të këndojë në Kosovë, në “Sunny Hill Festival”.

Këngëtarja që vazhdon të shënojë arritje në skenën e madhe të muzikës botërore rikthehet në vendin e saj të origjinës, në festivalin e krijuar nga i ati, Dukagjini. Dua-s që 2018 i dha dy çmime në “Brit Awards”, si këngëtarja më e mirë e re dhe femër në Britaninë e Madhe, e më pas si artistja që këndoi në finalen e “Champions League” në Kiev, do të vijë me më të mirat e 2018-ës.

Nuk do të jetë i vetmi emër i njohur i muzikës ndërkombëtare. Rreperi amerikan, Action Bronson, dhe D.J holandez, Martin Garrix, do të ngjitet në skenën e “Sunny Hill Festival” bashkë me artistë të tjerë të njohur të huaj, por veçanërisht ata shqiptarë, më të pëlqyerit e momentit, Dafina Zeqiri, Shpat Deda,  Jericho, Asgjë sikur Dielli, Oda, Dren Abazi, Stanaj apo Ledri Vula.

Vendtakimi, Prishtina. Për 72 orë, nga 10 Gushti, në Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë do të luhet e dëgjohet muzikë në Festivalin “Sunny Hill” që premton të kthehet në një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në Rajonin e Ballkanit.

Tv Klan