Hitet e saj, më të dëgjuarat për vitin 2020

Dua Lipa rrëzon Ed Sheeran-in, nga froni i këngëtarit më të dëgjuar në Britaninë e Madhe. Ylli i muzikës “Pop” me origjinë shqiptare ia mori atij kurorën që e mbante prej tre vitesh nga 2017-a. Muzika e saj ka tërhequr më shumë dëgjues se çdo këngëtar tjetër në këtë vend.

Kaq lart, 25-vjeçaren e kanë ngritur hitet e variantit të ri të albumit “Future Nostalgia”. Më të preferuarat në valët e radios së mediat publike BBC janë “Physical” dhe “Don’t Start Now”. Me këtë album, këngëtarja me origjinë shqiptare ka kryesuar shumë klasifikime gjatë muajve të fundit në Britani e më gjerë.

Dua Lipa është e para artiste femër që kryeson edhe këtë klasifikim që nga Katy Perry në 2014. Pas Ed Sheeran, në vend të tretë u rendit këngëtarja Ariana Grande.

Tv Klan