Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Bjellorusinë.

Tekniku kuqezi foli për gjendjen e Ernest Muçit dhe mungesën e Ylber Ramadanit. Po ashtu ai zbuloi edhe çfarë ndeshje pret nesër.

“Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për mungesën e Ramadanit. Të gjithë janë në lartësinë për të luajtur me Kombëtaren. Ndoshta është momenti i duhur për të luajtur edhe lojtarë të tjerë. Është mundësi e mirë edhe për ta. Muçi nuk u stërvit sot me ekipin dhe mbetet për tu vlerësuar gjendja e tij.

Në fakt është kundërshtari që na ka lodhur më tepër në këtë grup. Ka pasur një ecuri të mirë dhe ka vetëm një humbje ndaj nesh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati dhe të vendosur. Kemi krijuar një identitet si skuadër dhe djemtë janë gati për të dhënë maksimumin”, deklaroi Maran.

Shqipëria vjen si kryesuese e grupit C1 në Ligën e Kombeve, me 12 pikë. Bjellorusia ndjek në vendin e dytë me 10 pikë.

Kuqezinjve iu mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B, pasi kjo është ndeshja e fundit e grupit.

/tvklan.al