Maran: Bjellorusia në formë, por synojmë ndeshjen më të mirë
“Kundërshtari vjen nga një periudhë e mirë. Kjo është një stimul për ne. Është një skuadër që e respektojmë shumë. Na motivon për të rritur përqendrimin. Kur ke një kombëtare, është dhe fati për të zgjedhur lojtarët, në mënyrë që të përballosh momentet gjashtë ndeshjeve. Te bjellorusët kam vënë re se janë shumë punëtorë dhe gjithmonë në krye të punës.
Qëllimi është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim topin. Duhet të dimë si të interpretojmë lojën kur humbasim topin. Nga ndeshjet e qershorit kemi marrë disa mësime. Fokusi është që të bëjmë ndeshjen më të mirë ndaj Bjellorusisë.
Gjatë një ndeshje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë dhe me kurajë për punën që kemi bërë dhe të dimë si të reagojmë.”
Mungesa e Balliut, Maran zbulon pse nuk ftoi lojtar tjetër
“Disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësi të përgatiten. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja dhe kam marrë sinjale pozitive. Kam shumë besim, që edhe nëse disa lojtarë nuk kanë mundësi për të luajtur 90 minuta, japin siguri se do të bëjnë mirë në fushë.
Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Është Samuele Sina. Ismajli po ashtu ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Besoj se kemi disa zgjedhje.
Besoj se tani i njoh më shumë lojtarët. Kam pasur më shumë kohë për ti njohur. Tani njohja e lojtarëve është edhe e ndryshme. Varet nga karakteristikat, por edhe varet nga momenti ku janë në klubin. Besoj se kam zgjedhur dhe grumbulluar lojtarët në gjendjen më të mirë dhe ata që janë më të përshtatshëm për ndeshje.”
Maran: Respekt për Bjellorusinë, por kam parë dëshirë te lojtarët e Shqipërisë
“Në fakt skuadra e Bjellorusisë është një skuadër kompakte dhe ka bërë mirë. Unë dua të përqendrohem te skuadra ime. Kam parë një dëshirë të madhe për punë nga lojtarët. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Kam parë disa gjëra ndryshe. Përpos respektit për kundërshtarit, kam parë cilësi te skuadra jonë për të bërë mirë.
Nesër nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është diçka që më emocionon dhe më mbush me krenari. Janë gjërat shumë të qarta. Kemi pasur disa vështirësi me dëmtimet gjatë këtij grumbullimi, por e sigurt është që kush zbret në fushë do të jetë i qartë se çfarë duhet të bëjë.”
Berat Gjimshiti: Trajneri Maran ka sjellë frymë pozitive
“Besoj që kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më shumë kohë sesa në fund të sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë, për të mësuar idetë e trajnerit. Frymë e re, është një frymë shumë pozitive. Etrit Berishës është një lojtar kyç dhe me eksperiencë. Do i japë një ndihmë të gjithëve.
Transferimi në Lindjen e Mesme? Ishte vendimi im dhe i Atalantës. Nuk duket nga jashtë, por kampionati është shumë i vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi. Nuk është aq e thjeshtë siç duket. Çdo ekip e ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës atje.
Tifozëve iu premtojmë që do të japim maksimumin. Do punojmë edhe për të shkuar në Europian. Kjo është rruga e duhur.
Në këto vitet, kam pasur disa trajnerë dhe disa taktika të ndryshme, por besoj që në kohët e fundit kam folur shumë me mister Maran për këtë punë, për taktikën edhe për gjëra të tjera. Dhe besoj që do bëjë, do vendosë atë që do jetë më e mira për ekipin, që t’i përshtaten gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për suksesin, besoj ajo është gjëja më e rëndësishme. A po luajmë me tre apo me katër, nuk besoj se do ndryshojë shumë, do ta vendosë në fund trajneri.”
Sfida me Bjellorusinë, Maran: Të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme













Botërori 2026 