Federata Shqiptare e Futbollit vijon mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës, përmes projektit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit, një në Preshevë dhe një në Bujanoc.

Kjo nismë vjen në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm të FSHF-së me komunitetin e futbollit në Luginë, të cilin e ka mbështetur ndër vite me materiale sportive, uniforma dhe aktivitete për fëmijët.

Në një prononcim për FSHF.org, Presidenti i Federatës Armand Duka thekson se kjo nismë shkon përtej ndërtimit të dy fushave sportive.

FSHF u është drejtuar bizneseve dhe donatorëve për t’u bërë pjesë e kësaj nisme dhe për të kontribuar në realizimin e saj.

Për realizimin e projektit, FSHF do të financojë ndërtimin e bazamentit, vendosjen e tapetit sintetik sipas standardeve të FIFA-s dhe pajisjen e fushave me porta, ndërsa komunat do të mbulojnë ndërtimin e ambienteve të zhveshjeve dhe hapësirave mbështetëse.

Tv Klan

/tvklan.al