Kombëtarja shqiptare nis këtë të shtunë aventurën në Ligën e Kombeve me synimin e qartë, fitimin e grupit dhe ngjitjen në Divizionin B.
Një mision që në letër duket mëse i arritshëm, duke parë se kundërshtarë kemi Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
Por, për presidentin e FSHF, Armand Duka, vendi i parë në grup nuk mund të konsiderohet i garantuar dhe se çdo rezultat duhet fituar në fushën e lojës.
Duka u ndal edhe te fryma e grupit, duke e cilësuar atë si një prej vlerave që ka shoqëruar Kombëtaren shqiptare ndër vite.
Sipas tij, bashkëpunimi dhe atmosfera pozitive janë të rëndësishme për arritjen e rezultateve.
Kombëtarja shqiptare ndodhet e grumbulluar në Tiranë për 4 duelet e muajit shtator dhe tetor, sfida që do të përjetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv kombëtar Klan dhe Klan HD.
/tvklan.al












Botërori 2026 