Kur mbeten edhe 4 javë nga përfundimi, presidenti i Federatës, Armand Duka e cilëson ecurinë e kampionatit të futbollit si tejet pozitiv.

“4 skuadrat që do të marrin pjesë në Final 4 janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.”

Sa i përket mbijetesës mes ekipeve, Duka në analizën e tij sheh si përplasje më të fortë mes ekipeve.

“Lufta më e ashpër për momentin duket sikur është në fundin e tabelës, ku renditja është shumë e ngjeshur nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të, janë diferenca të vogla”.

Kreu i FSHF-së ka vlerësuar edhe projektin më të ri të ndërtimit të stadiumit të ri “Selman Stërmasi”.

“Janë në projekt për t’u rindërtuar 3 stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i 4-ërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.”

Duka theksoi se FSHF është përqendruar në investimet në infrastrukturë, siç është edhe implementimi i projektit ‘100 fushat’.

Tv Klan