Pasi paraqiti platformën e tij për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndër to ishte edhe pyetja se nga kush është impresionuar më shumë mes drejtuesve pararendës të institucionit, Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
Xholi tha se vlerëson punën e të dyve, por secili prej tyre ka veçoritë e veçanta. Ai tha se Kraja u gjend në krye të institucionit në një periudhë ku kishte vështirësi në plotësimin e stafit, ndërsa Dumani e kishte të plotësuar. Gjithsesi ai tregoi se do të marrë nga të dy cilësitë më të mira për t’i përçuar më tej. Tregoi edhe veçoritë që kanë Dumani dhe Kraja.
“Te zoti Kraja do vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën disavjeçare që ka pasur në hetim dhe sidomos eksperiencën në Prokurorinë e Përgjithshme, te Dumani përkushtimin dhe rolin e tij luftarak në hetim që nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni Këto do vlerësoja”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 